Sigal Prishtina eliminohet nga garat e Championsit

Basketboll

Sigal Prishtina eliminohet nga garat e Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja e par

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, i thotë lamtumirë garave në Champions League në basketboll. Bardhekaltrit nuk ia dolën as në Minski kundër Tsmoki-Minsk, në ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për Champions League. Ata pësuan humbje me rezultat 89:74 (19:17, 21:22 , 23:15, 26:20), ndërsa në takimin e parë në kryeqytet ishin mundur me 57:50. 

Tsmoki-Minsk është kualifikuar më tutje. Në minutën e dytë, Prishtina avancoi me 0:3, megjithëkëtë vendasit reaguan përmes një trepikëshit dhe barazuan rezultatin (3:3). Në minutën e 3-të, Tsmoki avancoi me 5:3, por pas pak sekondash basketbollisti Dardan Berisha shënoi dy pikë për të barazuar shifrat në 5:5. Në minutën e 4-të, Prishtina udhëhoqi me 2 pikë (5:7), ndërsa Berisha realizoi trepikësh, duke e thelluar epërsinë (5:10) në minutën e 5-të.  Kampioni i Kosovës administroi lojën mjaft mirë, duke shtuar epërsinë në shtatë pikë (7:14) në minutën e 7-të. Gjatë kësaj periudhe të lojës individët më të mirë pa dyshim ishin Berisha e Fisnik Rugova.

Në minutën e 9-të, vendasit ngushtuan rezultatin në 13:14, pastaj kaluan në epërsi me 16:14, duke shfrytëzuar disa gabime të Prishtinës. Një seri 9:0 e skuadrës bjelloruse, pa dyshim erdhi si rrjedhojë e gabimeve të njëpasnjëshme të kampionit të Kosovës. Çereku i parë përfundoi në favor të vendasve me rezultat 19:17. Prishtina pas një angazhimit të madh (me seri 5:0) sërish në epërsi me 19:22 pikërisht në minutën e 12-të, por në minutat vijues herë pas here ka pasur ndryshime të rezultatit, herë njëra palë dhe herë skuadra tjetër kalonin në epërsi. Në minutën e 20-të, rezultati 40:39 për ekipin bjellorus.

Në çerekun e tretë, nuk u dëshmua lojë aq mirë, te dyja skuadrat bënë gabime sidomos bardhekaltrit në disa raste nuk ishin konkret. Në minutën e 25-të, vendasit në epërsi me 9 pikë (54:45), kurse basketbollistët prishtinas nuk ishin në nivelin e duhur. Bardhekaltrit treguan lojë të dobët në çerekun e tretë, ku iu dha mundësinë skuadrës mikpritëse të udhëheq me 12 pikë (62:50) në minutën e 29-të. Prishtina pësoi humbje me rezultat 89:74, duke u eliminuar nga garat e Championsit. Basketbollisti Dardan Berisha ka qenë me efikasi me 27 pikë, por nuk mjaftuan që ta befasojnë skuadrën bjelloruse, ndërsa te Tsmoki u shqua Meshcharakou me 21 pikë.

Tsmoki – S. Prishtina 89:74

Palestra në Minski.

Shikues: 2.000.

Gjyqtarë: Arnis Ozols (Letonia), Alexey Davydov (Rusia) e Tanel Suslov (Estonia).

Tsmoki-Minsk: Gaulden-Saddler 9, Wiggs 7, Adamoviq 9, Salash 2, Meshcharakou 21, Vabishchevich, Semianiuk 4, Korzh, Czerapowicz 13, Kudrautsau 6, Paliashchuk 8 dhe Kravish 10.

Sigal Prishtina: Lawrence 3, Esho, Johnson 2, F. Rugova 9, Veseli, G. Rugova, Cole 10, Berisha 27, Hajrizi, Shoshi 15, Martin 8 dhe Mann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat