FBK i ka në shitje fanellat e kombëtares së Kosovës

Basketboll

FBK i ka në shitje fanellat e kombëtares së Kosovës

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2017 Në ora: 10:58
Pamje nga një ndeshje

Është interesant fakti, se Federata e Basketbollit të Kosovës, e përdorë një strategji të saj, kësaj radhe ka vendosur t’i shesë fanellat e kombëtares së Kosovës.

 “Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë të interesuarit se fanellat e kombëtares së Kosovës janë në shitje dhe çmimi i tyre është 35 euro. Fanellat mund të blihen në zyrat e FBK-së në lagjen "Arbëria", Blloku C3. Po ashtu bëjmë edhe dërgimin e fanellave me postë për të gjithë të interesuarit nga jashtë vendi”, thuhet nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat