Përzgjedhësi i Kosovës flet për Lituaninë

Basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës flet për Lituaninë

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 14:55
Brad Greenberg

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar grupin ku do të luaj në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Pas tërheqjes së shortit në Munih të Gjermanisë dhe mësimit të grupit dhe emrave të kundërshtarëve tanë, për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është deklaruar përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg.

Ai tha: "Bëhet fjalë për 3 kombëtare të forta që do të luajnë sivjet në Eurobasket ku ne do të kemi rastin ti analizojmë ndeshjet e tyre. Këto janë tri kombëtare me eksperiencë dhe kjo për ne është një sfidë e jashtëzakonshme. 

Unë jam i ngazëllyer që tifozët tanë do të na shikojnë sërish në Prishtinë më 23 nëntor kundër Lituanisë. Por unë jam i zhgënjyer që ne nuk do të luajmë gjatë muajit shkurt në Prishtinë. Vendosja e Kosovës në Grupin C dhe fakti se ne tani e dimë se cilët janë kundërshtarët tanë do të thotë se për ne zyrtarisht tani fillon përgatitja për këta kundërshtarë. Fakti se jemi pjesë e këtij grupi prestigjioz dhe se jemi në mesin e 32 kombëtareve nga e gjithë Evropa është një tjetër mundësi për të zhvilluar basketbollin në Kosovë. Kjo është një tjetër  ditë emocionuese për Kosovën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat