Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Estoni

Basketboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Estoni

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:41
Kosova

Te obelisku New Born në Prishtinë do të dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Estoni. Çmimi i biletës është 4 (katër) euro.

Ndeshja Kosovë-Estoni do të zhvillohet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:15 dhe i takon Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova është shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër, dhe për ta arritur këtë qëllim historik i duhet vetëm fitorja e së shtunës ndaj Estonisë, në të kundërtën do të jetë Maqedonia, ajo e cila do të avancoj tutje, derisa Estonia është e para në grup dhe e ka siguruar kualifikimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat