Kryeministri Mustafa pret një ndeshje të fortë nga djelmoshat e Kosovës

Basketboll

Kryeministri Mustafa pret një ndeshje të fortë nga djelmoshat e Kosovës

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 18:57
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin e basketbollit “Kina 2019” kundër Maqedonisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pret një ndeshje të fortë nga djelmoshat e Kosovës.

“Ndeshje të fortë presim sot nga përfaqësuesja jonë në basketboll përballë fqinjëve të Maqedonisë, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror "Kina 2019". Pjesëmarrja e Kosovës në garat ndërkombëtare është tashmë normalitet që e arritëm pas shumë përpjekjesh. Kjo ka sjellë kualitet dhe interesim të shtuar, por edhe rezultate konkrete. Forca Kosova! ”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat