Kosova shpreson ta mposhtë Maqedoninë

Basketboll

Kosova shpreson ta mposhtë Maqedoninë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2017 Në ora: 19:33
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur në çdo aspekt dhe më e mobilizuar se kurrë do t’i qaset ballafaqimit me Maqedoninë, e cila luhet nesër në orën 20.15, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kosova është pjesë e grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës  - “Kina 2019” në basketboll, së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.

Kjo fazë e parakualifikimeve do të zhvillohet prej 2 deri më 19 gusht të këtij viti, ndërsa djelmoshat tanë synojnë ta nisin me fitore fazën e grupit.  Basketbollistët tanë në krye me Dardan Berishën do të orvaten me një lojë të shpejtë e mbrojtje të fortë të befasojnë kundërshtarin. Ish basketbollistët Artan Mehmeti dhe Ismet Ferati, mendojnë se do të jetë një sfidë shumë e  vështirë për Kosovën, por sipas tyre nuk është e pamposhtur Maqedonia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat