Shatri revoltohet, godet ekspertët!

Basketboll

Shatri revoltohet, godet ekspertët!

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:25
Fidan Shatri

Trajneri i klubit të basketbollit Penti Prishtina (femra), Fidan Shatri, ndryshe trajner i kombëtares së Kosovës U-18, revoltohet, duke thumbuar disa nga kritikët e ekspertët e kësaj loje. “Është për të ardhur keq se si po bëhen analizat dhe kritikat nga ‘ekspertët’. ‘Ekspertët’ duhet ditur se cila është gjendja reale e basketbollit në vendin tonë, para se të marrin të drejtën që të shprehin mendimin e tyre... pasi që përfaqësueset nuk krijohet brenda muajit e as brenda vitit, por është proces që nuk duhet ndalur.

Çdo herë duhet analizuar ne tersi tërë procesin, sidomos ata që janë të kyqur në basketboll e jo vetëm të kritikohet në aspektin negativ e shihet gjithçka vetëm zi. Duhet analizuar puna që po bëhet nëpër klube pasi që përfaqësueset nuk pikin nga "qielli" duhet nisur nga vetvetja se çka po jap ‘unë’ për basketbollin e këtij vendi, pasi që është mëkat që të kritikosh e të mos ‘krijosh’ asgjë për shumë vite...të gjithë këta lojtar e lojtare janë pjesë të klubeve tona ,e puna jonë shihet të këta lojtar e lojtare...!

Nëse nisemi nga parimi që si të pësohet humbje nga një shtet i vogël atëherë sipas kësaj logjike nga "Kosova" asnjëherë nuk duhet pritur që do të ketë rezultate kulminante ne basketboll pasi që nuk mundë të ballafaqohet me shtete me të mëdha !, E në "shtetet e vogla" basketbolli ka ndryshuar (evuluar) , kemi rastin e Belgjikës në Kampionatin Evropian në basketboll për femra që zuri vendin e tretë para shumë shteteve tjera qe kanë investuar me vite si psh: Turqia.!

Është për të u përshëndetur krijimi i ligës së kategorive të reja për femra (viti i lindjes 2000 e më të reja) që ka qenë këtë vit, të gjithë i kemi parë rezultatet që kanë pasur klubet pjesëmarrëse në këtë lige, e kemi parë gjendjen reale të ekipeve , lojtareve etj...”, shkruan Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat