Me sa mjete financiare u shpërblye Sigal Prishtina, Bashkimi e Penza nga FBK?

Basketboll

Me sa mjete financiare u shpërblye Sigal Prishtina, Bashkimi e Penza nga FBK?

Më: 31 maj 2017 Në ora: 12:37
Pamje nga një festë e Prishtinës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka shpërblyer klubet e saj të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2016/17.

Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit, Sigal Prishtina është shpërblyer me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion, Bashkimit nga Prizreni i kanë takuar 6,000.00 euro.

Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në play-off të Superligës së Kosovës (krahas Sigal Prishtinës e Bashkimit, edhe Peja e Trepça) janë shpërblyer me nga 3,000.00 euro.

Skuadra kampione në Ligën e Femrave, Penza nga Peja është shpërblyer me shumën 2,000.00 euro.

Bordi i FBK-së në tetor të vitit të kaluar pati marr vendim të shpërblejë klubet e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat