Bashkimi i motivuar, Prishtina s’e ka qetësinë!

Basketboll

Bashkimi i motivuar, Prishtina s’e ka qetësinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:33
Ilustrim

Bashkimi nga Prizreni është shumë i motivuar pas fitores (76:66) në kryeqytet, në finalen e parë të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Ekipi ‘portokallinj’ beson e shpreson se edhe në finalen e dytë do të jenë më të mirë se Sigal Prishtina dhe të rrugëtojnë drejt titullit të kampionit. Në taborin e Prishtinës nuk ka qetësi, sepse në rast të humbjes eventuale i komplikohen punët në luftë për mbrojtjen e titullit të kampionit. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër premtojnë se janë të përgatitur dhe secili më i bindur se tjetri, se do të triumfojnë në ndeshjen që do të luhet nesër (19.00) në palestrën e sportit në Prizren.

Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, me qetësi e pret finalen e dytë. Synimi i tij është që të shënojnë fitore dhe e cila do t’ia lehtësojë edhe më shumë punën drejt titullit. Ai kërkon kujdes, për faktin se e ka më së të njohur fuqinë që ka Prishtina. “Tani pas fitores në ndeshjen e parë, na është ngritur morali dhe jemi duke u përgatitur edhe më shumë që të paraqitemi sa më mirë në finalen e dytë dhe sigurisht do të mundohemi të arrijmë fitore, pasi besoj që do ta kemi më lehtë si vendas, duke ditur që...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat