Statistikat dëmtojnë sportistët!...

Basketboll

Statistikat dëmtojnë sportistët!...

Nga: Xhavit Kajtazi Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:27
Xhavit Kajtazi

Basketbollisti spanjoll Mark Gasol, ka shumë të drejtë kur thotë hapur se "statistikat po e vrasin basketbollin" Ndikimi i tyre po shihet qartë se po e dëmtojnë secilin basketbollist (lexo sportist), sidmos me rastin e kalimeve nga skuadra në skuadër, përkatësisht në nënshkrimin e kontratave me skuadrat e reja.

"Statistika e vret basketbollin. Shumë gjëra po ndodhin në basketboll në mënyrë që ato të jenë sa më të larta. Megjithatë, dallojnë detajet dhe mënyra se si e sheh dikush basketbollin. Ashtu si e shoh unë, nuk me tregojnë statistikat”, thotë Mark Gasol, basketbollisti i Memfisit.

Vetëm ata basketbollistë, hendbollistë dhe volejbollistë që e kanë provuar në lëkurën e tyre, mund ta vlerësojnë, nëse ka apo nuk ka të drejtë Mark Gasol. Unë mendoj se ka të drejtë, sepse sporti i shikuar përmes statistikave është një matematikë, më saktë, një funksion më shumë të panjohura, që po del se është duke u shkaktuar dëme të mëdha sportistëve...

Qofsha, edhe unë, i gabuar! Por nga përvoja, po me dalin fjalët e Mark Gasolit... Ju merrne si te doni...",shkruan gazetari i mirënjohur Xhavit Kajtazi në profilin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat