Qeti Trepçës: Sqaroheni mes vete, se edhe pa juve ekzistojmë!

Basketboll

Qeti Trepçës: Sqaroheni mes vete, se edhe pa juve ekzistojmë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:12
Qeti

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica po kalon prej periudhave më të vështira apo më të errëta që nga ekzistimi i saj. Themeluesi i tifozerisë më të zjarrtë ‘Torcida’, Shefqet Begu i njohur me nofkën Qeti, i drejtohet klubit me renome, se duhet të sqarohen sa më parë mes vete dhe jo klubi të vijë në këtë derexhe.

“Oj kryesia e KB Trepçës, çka është kjo heshtje e juaj, nuk e meriton kryeqyteti i basketbollit Mitrovica dhe klubi Trepça këtë krizë dhe këtë heshtje të juaj. Sqarohuni mes veti dhe dilni zot këtij klubi të madh si në të keq si në të mirë. Qyteti dhe Torcida ju ka përkrah çdoherë, se KB Trepça edhe me juve edhe pa juve do të ekzistojë përgjithmonë”, ka thënë Qeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat