Testimet në Gjakovë

Basketboll

Testimet në Gjakovë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:22
Ilustrim

Në organizim të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 24 deri më 26 shkurt në Gjakovë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Në këtë seminar do të ligjerojnë Dragan Medan dhe Gjorgi Piperkov, instruktor të FIBA-s.

Ndërkaq gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që do të marrin pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa do të marrin pjesë edhe dy kandidatë të tjerë nga Bosnja e Hercegovina dhe dy nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional, Faton Kurshumlija.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në ambientet e hotelit “Çarshija e Jupave” në Gjakovë, kurse testimet dhe ndeshjet në palestrën”Shani Nushi”në Gjakovë.

Duhet theksuar se kjo është hera e dytë radhazi që Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i besohet një organizim i tillë, kur dihet se në shkurt të vitit të kaluar gjithashtu FIBA e pati mbajtur të njëjtën Klinikë, por që atëbotë u pati zhvilluar në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat