Rahoveci transferon qendrën Ronald Farmer

Basketboll

Rahoveci transferon qendrën Ronald Farmer

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 08:54
Ronald Farmer

Klubi i basketbollit Rahoveci ka paraqitur për regjistrim qendrën gjigante amerikane, Ronald Farmer.

Ky i fundit, i cili është i gjatë 208 centimetra pritet të paraqitet në duelin ndaj Trepçës të shtunën.

“Qendra nga Chicago do të jetë në skuadrën tonë deri në fund të sezonit. Ai është 208 cm i gjatë, ndërsa së fundmi ka luajtur në Spanjë. Ronny është regjistruar si lojtar i KB Rahoveci, stërvitjet do t’i filloi nesër, ndërkaq do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Trepçës të shtunën”, shkruan në llogarinë zyrtare të klubit rahovecian.

Ekipi i fundit i tij ishte De Venta De Banos nga Spanja. Farmer pritet të ndihmojë skuadrën drejt fitoreve me rëndësi dhe ai shihet si ndihmesë edhe për Besnik Sharkun, i cili është angazhuar shumë në ndeshjet e fundit dhe pritet të ketë rol më sulmues në pozitën 4.

Ndryshe, ‘Vreshtarët’ gjenden në pozitën gjashtë të ligës elitare të Kosovës me 22 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat