Mehmeti: Trepça, fatkeqësisht do të përballet me dënime...

Basketboll

Mehmeti: Trepça, fatkeqësisht do të përballet me dënime...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 janar 2017 Në ora: 19:30
Artan Mehmeti

Ndërprerja e ndeshjes (të mërkurën mbrëma) në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Pejës i qiti hije të keqe basketbollit në Kosovë. Sfida mes këtyre rivalëve të vjetër në kuadër të Ligës Ballkanike, u ndërpre 5 minuta e 33 sekonda pa përfunduar çereku i tretë pranë rezultatit 54:47 në dobi të Pejës, për shkak se tifozët vendas (mitrovicas) filluan të hedhin gjësende në fushë, ku një nga gjyqtarët e takimit dhe një lojtar i ekipit kundërshtarë janë goditur. Ndeshja u ndërpre, Trepça humb takimin me rezultat zyrtar 20:0 nga Peja. Ish-basketbollisti i mirënjohur mitrovicas, Artan Mehmeti, i vjen keq për atë që ndodhi dhe sipas tij, tani Trepçën e pret dënim i rëndë nga Komisioni i Ligës Ballkanike.

“Bota sot”: Trepça-Peja u ndërpre, si e shpjegoni?

Artan Mehmeti:  Trepça-Peja? Mendoj që të dy ekipet kanë marrëdhëniet të mira me tifozeri. Kjo çka ndodhi është papërgjegjësi e disa individëve që i dhanë imazh të keq mbrëmjes së mërkurë. Mendoj nuk duhen të përgjithësohen të gjithë tifozët. Këto gjëra negative duhen sa më parë të largohen nga fushat tona. Sepse në Europë ka kohë që nuk ndodhin këto gjëra.

“Bota sot”: A mund t'i kushtojë Trepçës, si dhe a ka mundur të evitohet ndërprerja e sfidës?

Artan Mehmeti:  Mendoj se Trepça fatkeqësisht do të përballet me dënimet që janë sipas propozicioneve të garave. Unë mendoj se ndeshja ish dashtë të vazhdohet pas zbrazjes së publikut.

“Bota sot”:  A mendoni se Liga Ballkanike nuk e ka më efektin e saj po ashtu edhe shpenzimet janë të mëdha?

Artan Mehmeti: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat