Bashkimi ka një plan për bullgarët

Basketboll

Bashkimi ka një plan për bullgarët

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 13:06
Basketbollistët e Bashkimit

Sot Bashkimi është nikoqire e Beroe-s nga Stara Zagora e Bullgarisë, në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit në Prizren në kuadër të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Portokallinjtë janë formë të mirë në Ligën Ballkanike, pas tri fitoreve radhazi të shënuara dhe falë këtij bilanci pozitiv ata tashmë kanë shanse të mëdha për të avancuar në fazën e dytë të kësaj gare.

Johnson dhe Palm janë në formë të shkëlqyeshme duke e udhëhequr kështu me mjaft sukses skuadrën prizrenase, andaj pritet që të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në duelin e sotëm, raporton FBK.

Në anën tjetër Beroe është në pozitën e dytë në grupin A dhe me një fitore të mundshme në përballje me prizrenasit do të mund ta siguronte një vend për në fazën e dytë.

Me një fjalë kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet dhe për këtë arsye pritet rivalitet i madh në parket nga të dyja taboret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat