Biraj: Jemi në seri të mirë, të motivuar e presim Beroe-n

Basketboll

Biraj: Jemi në seri të mirë, të motivuar e presim Beroe-n

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:38
Biraj në aksion

KB Bashkimi nga Prizreni kurrë nuk ka qenë më afër kualifikimit në rrethin tjetër të Ligës Ballkanike në basketboll. Tri fitoret e fundit i japin gjasa reale për t’i zënë katër vendet e para që i shpie më tutje. Fitorja e fundit në Kumanovë pas vazhdimeve me rezultat 96:95, jep sinjale të forta se prizrenasit janë në rrugën më të mirë të mundshme. Bashkimi nuk e kishte filluar edhe aq mirë edicionin në këtë rang garash, por me kalimin e xhirove e gjetën lojën e tyre dhe me fitore të njëpasnjëshme futen në garë të fortë për kualifikim,  sidomos pas fitores ndaj liderit të grupit, Kumanovës. Pas shtatë xhirove në grupin A, Bashkimi është në vend të tretë me 10 pikë, dy më pak se Kumanova që udhëheq kreun. Kapiteni prizrenas, Qëndrim Biraj, e pranon se ka qenë ndeshje shumë e vështirë e cila në kohën e rregullt përfundoi baras (78:78), por pas vazhdimeve triumfuan. “Një ndeshje mjaft dramatike dhe shumë e rëndësishme për ne. Pas kësaj fitore neve na nevojitet së paku edhe një fitore që ta sigurojmë fazën e dytë”, thotë Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Portokallinjtë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat