Ja sa kushton ndërrimi i parketit në palestrën sportive në Prishtinë

Basketboll

Ja sa kushton ndërrimi i parketit në palestrën sportive në Prishtinë

Nga: K.Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 10:53
Ibër Alaj

Nga nesër, me 7 dhjetor do të fillojnë punimet për ndërrimin e parketit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Synimet janë që parketi të jetë ashtu si e kërkojnë standardet ndërkombëtare dhe t’i japin një pamje ashtu si i ka hije edhe palestrës. Drejtori i Departamenti të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, tha se parketi do të ndërrohet sipas standardeve ndërkombëtare. Sa do të kushtojë nëdrrimi i parketit?? “Sigurisht që pamja do të ndryshojë, bazuar në specifikimin teknik sipas standardeve FIBA Level 1, vlera investive është 120,000.00 euro!”, tha Alaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat