Rusët në Prishtinë!

Basketboll

Rusët në Prishtinë!

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:55
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina të mërkurën me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet e pret skuadrën ruse Enisey në kuadër të xhiros së gjashtë (fundit) të Grupit H në FIBA Europe Cup. 
Bardhekaltrit në pesë xhirot e para të edicionit të rregullt kanë regjistruar po aq humbje dhe kështu nuk kanë më asnjë gjasë për kualifikim tutje në FIBA Europe Cup. 
Sidoqoftë Sigal Prishtina pret që me ndihmën e tifozëve të kryeqytetit të ketë paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje, në mënyrë që ta përmbyll këtë edicion të FIBA Europe Cup ashtu siç i ka hije. 
Në ballafaqimin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve në Enisey të Rusisë fitore patën regjistruar vetëm pas vazhdimeve nikoqirët me shifrat 102:101, raporton faqja e Federatës së Basketbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat