Nuk mbahet mend se aq shumë iu është kushtuar kujdes gjeneratave të reja në basketboll. Organizimi i kampionatit të parë për kadete të shtunën që e lamë pas, po dëshmon se do të kemi një gjeneratë të jashtëzakonshme në të ardhmen. Në fotografinë e KB Prishtina U-16, shihen basketbolliste shtatlarte dhe që do të jenë e ardhmja e këtij sporti. Jo vetëm të Prishtina, por edhe në shumë klube tjera. Organizimi i kësaj ngjarje për herë të parë është treguesi më i mirë se gradualisht do t’i rikthehet nami i këtij sporti sikur në vitet me të arta. Aty punohet me përkushtim të shtuar gjithnjë në kërkim të rritjes së nivelit dhe të dalin në sipërfaqe lojtare që do të shkruhet e komentohet shumë në të ardhmen. Sigurisht se këto vajza që shihen në foto në një të ardhme do të jenë bartëse të lojës dhe që mund të lë shumë kë pa koment për nga cilësia dhe rezultate që do të arrijnë. Në foto shihet edhe trajneri Fidan Shatri që ka ambicie të mëdha dhe që beson se me një punë me zell të shtuar qëllimi është i realizueshëm.