Natë e zezë për Berishën

Basketboll

Natë e zezë për Berishën

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 12:50
Dardan Berisha në veprim

Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Dardan Berisha ka pësuar humbje me ekipin e tij Polfarmex Kutno në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e basketbollit në Poloni.

Polfarmex Kutno është mposhtur nga Anwill me rezultat 78:69, ndërsa Berisha e ka përmbyllur takimin me 12 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Polfarmex tani ka bilanc prej 3 fitore e 3 humbje.

Ndërkaq amerikani i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth me skuadrën e tij Retabet BB ka pësuar disfatë nga Unicaja në kuadër të xhiros së tetë të Liga Endesa-s në Spanjë. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 85:64. Bamforth në këtë takim është ndalur vetëm në kuotën e 5 pikëve, duke qenë kështu larg bilancit të tij. Retabet BB pas tetë xhirove ka realizuar 4 fitore e 3 humbje, raporton faqja e Federatës së Basketbolit të Kosovës. 

Në anën tjetër Barcelona e Justin Doellman-it po marshon me sukses në elitën e basketbollit spanjoll, ku së fundi ka triumfuar ndaj UCAM Murcia me rezultat 99:83. Doellman po vazhdon ende të ndjek tretmanin e rikuperimit nga lëndimi i këmbës, të cilin e ka përjetuar javë më parë. Barça ka bilanc prej 6 fitore e 1 humbje dhe kryeson në Liga Endesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat