Triumfuan Peja, Prishtina e Trepça

Basketboll

Triumfuan Peja, Prishtina e Trepça

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:25
Pamje nga një ndeshje

Në kuadër të xhiros së katërt në elitën e basketbollit të Kosovës janë zhvilluar ndeshjet sipas programit, ku ashtu siç është pritur Peja, Sigal Prishtina dhe Trepça kanë shënuar fitore pa ndonjë problem të madh ndaj kundërshtarëve të tyre. Peja e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 99:39, kurse Sigal Prishtina ishte skuadër më e mirë se Vëllaznimi, ndaj të cilës triumfoi me shifrat 113:85, derisa Trepça e mposhti Rahovecin me 87:56. Në fakt, duhet veçuar ballafaqimin në mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, ku u shënuan shumë pikë, por në fakt skuadra nga kryeqyteti u angazhua aq sa kishte nevojë dhe u kthye me fitore të lehtë. Bardhekaltrit treguan lojë të mirë dhe më efikasi ka qenë Jones me 24 pikë, i ndihmuar nga Hajrizi e Jones me nga 22 sosh, ndërsa te vendasit Qallaku me 25 pikë dhe Kovaqi me 20 sosh. Ndërkaq, Trepça nga Mitrovica ashtu edhe siç pritej triumfoi me rezultat bindës 87:56 ndaj Rahovecit. Vendasit ishin shumë më të mirë dhe arritën fitore të madhe. Samir Zakiqi së bashku me Wise e Momtreal shënuan nga 16 pikë, kurse te rivali Hasani u shqua me 21 pikë. Peja kryeson renditjen me 8 pikë ose ka katër fitore rresht, e ndjekur  nga Trepça me 7 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat