Basketbollisti i Pejës befason për Trepçën

Basketboll

Basketbollisti i Pejës befason për Trepçën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:09
Alban Veseli

Basketbollisti me përvojë i Pejës, Alban Veseli, është i gëzuar që do të luajë në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, kundër Trepçës. “Realisht jemi mjaft të përgatitur për të gjitha ndeshjet në vijim si dhe për ndeshjen e radhës kundër Trepçës. Na kanë munguar mjaft gjatë derbit dhe atmosfera në ‘Minatori’ dhe jam mjaft i gëzuar për faktin se Trepça iu është kthyer formës dhe kohës së dikurshme. Liga është bërë shumë më interesante me Trepçën dhe do të ketë me tepër atraktivitet dhe konkurrencë. Natyrisht çdo ndeshje është e rëndësishme për ne dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë për fitoren e radhës”, thotë Veseli.  Pejanët janë të kompletuar dhe premtojnë lojë të fortë, që të kthehen me fitore. Në dy javët e para Trepça ka dy fitore bindëse, të parën në Mitrovicë me rezultat 103:75 ndaj Vëllaznimit, dhe të dytën si mysafirë me 99:66 kundër Golden Eagle Yllit. Peja kishte orarin më të vështirë, sepse në javën e dytë si vendas e mposhti kampionin në fuqi, Sigal Prishtinën (pas vazhdimeve) me rezultat 81:73, ndërsa në hapje me lehtësi e mundi (95:61) në Therandë Golden Eagle Yllin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat