Pse takohen FBK e FIBA?

Basketboll

Pse takohen FBK e FIBA?

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 13:50
Ilustrim

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Valton Bilalli sot dhe nesër do të qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë me ftesë të FIBA-s.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Belegu dhe Bilalli do të takohen me shefin e Departamentit të Trajnerëvë në FIBA Europe, Michael Schwarz.

Tema e takimit ndërmjet Belegut/Bilallit dhe Schwarz-it është modalitetet e themelimit të një programi kombëtar për licencimin e trajnerëve të Kosovës.

Schwarz dhe FIBA Europe janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë FBK-në në avancimin e trajnerëve vendorë dhe për këtë arsye i kanë ftuar krerët e federatës në takim, për të diskutuar në detaje për këtë çështje dhe për gjetjen e një forme të përbashkët të programit të trajnerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat