Basketbollisti i Kosovës me Barcelonën pësuan

Basketboll

Basketbollisti i Kosovës me Barcelonën pësuan

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:59
Justin Doellman

Dy basketbollistët e kombëtares së Kosovës, Justin Doellman dhe Scott Bamforth të dielën në mbrëmje janë përballur me njëri-tjetrin në kuadër të xhiros së katërt të Liga Endesa-s në Spanjë. Bamforth me ekipin e tij Dominion BB ka triumfuar kundër Barcelonës së Doellman-it me rezultat 92:79 (27:18, 11:16, 30:26, 24:19). Bamforth në këtë ndeshje ka realizuar 25 pikë, ndërsa Doellman e ka përmbyllur duelin me 15 pikë, raporton faqja e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Dominion BB deri më tani ka regjistruar 4 fitore e asnjë humbje në elitën e basketbollit spanjoll dhe falë këtij bilanci zë pozitën e parë në tabelë, kurse Barca është e pesta me një humbje nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat