Derbi drithërues

Basketboll

Derbi drithërues

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:03
Fisnik Rugova

Basketbollisti Fisnik Rugova, shpreson me Sigal Prishtinën të shënojnë fitore në derbin drithërues, kundër Pejës, ani se ai është i vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë ndaj Pejës. Ai nuk do ta ketë edhe lehtë, për faktin se do të luajë kundër ish-skuadrës së tij. “Normalisht se do të jetë ndeshje e fortë dhe emocionuese. Sepse siç dihet ‘Karagaçi’ është palestër e zjarrtë kur ndeshen Peja-Prishtina. Megjithatë, presim ndeshje të fortë dhe do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai shpreson se do të kthehen me fitore nga derbi i madh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat