Tirana në Ligën Ballkanike

Basketboll

Tirana në Ligën Ballkanike

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:48
Pamje nga një ndeshje e Tiranës

Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm sportive 2016-2017 në Ligën Ballkanike të Basketbollit (BIBL). Lajmin e ka konfirmuar sot vetë BIBL në faqen e saj zyrtare, duke u shprehur se bardheblutë do të debutojnë në këtë turne, më i rëndësishmi i rajonit. Sipas drejtuesve të Ligës Ballkanike të Basketbollit, përfaqësuesit e Tiranës kanë plotësuar sot dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në këtë turne. Ndërsa ndeshjet, skuadra që drejtohet nga trajneri Roland Avrami, do t’i luajë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat