Morina: Basketbollit të Kosovës i mungojnë shumë gjëra!

Basketboll

Morina: Basketbollit të Kosovës i mungojnë shumë gjëra!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2016 Në ora: 19:22
Gëzim Morina me trajnerin

Sllovenia, Kosova, Ukraina dhe Bullgaria, janë në grupin E të kualifikimeve për Eurobasket në basketboll.  Në radhët e kombëtares së Sllovenisë luan basketbollisti i mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Gëzim Morina. Sipas tij, sllovenët janë mirë të përgatitur dhe beson se janë favoritë në grup.  Morina një periudhë luajti për kampionin e Ligës Ballkanike dhe të Kosovës, Sigal Prishtinën, më pas u rikthye në Slloveni, aktualisht luan për ekipin e Koper-it. Mirëpo, Morina sa ishte në Kosovë, ka parë disa gjëra që ia vranë syrin dhe e dëshpëruan tejmase, sidomos hapësira shumë e vogël që iu jepet talenteve të rinj që ka vendi ynë.  Alo-qendra thotë se Kosova ka një ekip që si vendas mund t’i shkaktojë çdo kombëtareje probleme dhe beson se ata do të kenë paraqitje të mira. 23-vjeçari shquhet me lojëra të mira, me saktësi dhe është alfa e omega e skuadrës. Synimet e tija janë që me ekipin e ri të ngritën në nivelin sa më të lart, njëkohësisht me Slloveninë t’i renditin fitoret në fazën e grupeve. Ai konsideron se ka bërë hap shumë të madh që u rikthye në Slloveni dhe tregon arsyet pse vendosi të jetë në klubin Koper. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se çfarë pa në Kosovë, çfarë e zhgënjeu më shumë, se si klubet i zbatojnë rregullat për basketbollistët e rinj, dhe si e parashikon sfidën mes Sllovenisë e Kosovës e cila zhvillohet me 31 gusht në orën 20.00.

“Bota sot”: Para pak ditësh firmoset me ekipin slloven, Koper, a mendoni se keni bërë hap të madh në karrierë dhe cilat janë synimet?

Gëzim Morina: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat