Sa kushton një fanellë e kombëtares së Kosovës?

Basketboll

Sa kushton një fanellë e kombëtares së Kosovës?

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 15:16
Topi i basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton adhuruesit e basketbollit se këtë fundjavë do të fillojë me shitjen e biletave për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017.

FBK bën të ditur se fillimisht biletat do të shiten në pako, për të tri ndeshjet si vendës – me Ukrainën më 3shtaor, me Slloveninë më 10 shtator dhe me Bullgarinë më 17 shtator, me çmimin 20€ dhe në shitje do të jenë gjithsej 1500 bileta. Biletat në pako do të jenë në dispozicion të adhuruesve të basketbollit deri më 2 shtator, një ditë para ndeshjes më Ukrainën. Në ditën e ndeshjes me Ukrainën do të fillojë shitja e biletave për ndeshje veç e veç, me çmim më të lartë. FBK po ashtu do të ofrojë bileta VIP, në numër shumë të limituar me çmim prej 150€ për të tri ndeshjet. Në çmim përfshihen dy fanella të kombëtares së Kosovës, ushqim dhe pije në zonën VIP si dhe parkingu dhe hyrja e veçantë.

VIP ulëset do të jenë në vendosura në afërsi të fushës së lojës. Biletat në pako për tri ndeshjet si vendës mund të blihen në pikat e shitjes në Prishtinë (Che Bar - te kafet e vogla, Sports Bar President në Marigona Residence), në Prizren (Caffe BARCODE në Shadërvan), në Mitrovicë (zyrat e kompanisë Umbrella përballë postës dhe në BAR Code).

FBK para ndeshjes së parë do të lëshojë në shitje edhe fanellat zyrtare të Kombëtares së Kosovës më çmim 45 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat