SHBA-ja turpëroi keq Serbinë në Rio 2016

Basketboll

SHBA-ja turpëroi keq Serbinë në Rio 2016

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

SHBA-ja ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Basketbollistët amerikanë kanë shkatërruar serbët duke i shkaktuar humbje të thellë prej 96:66.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të amerikanëve me rezultat 52:29.

Edhe në pjesën e dytë ‘Dream Team’ kanë vazhduar me lojë të bukur e cila rezultoi me fitore në fund të ndeshjes.

Image

Megjithëse në pjesën e dytë amerikanët ndalën ritmin e lojës, sërish shënuan më shumë pikë se serbët 44:37.

Në fund të ndeshjes finale, semafori tregonte shifrat 96:66 për SHBA-të, me ç’rast amerikanët fituan medaljen e artë ndërsa serbëve u mbeti e bronzta.

Vlen të ceket se lojtari më i dalluar ishte Kevin Durant, i cili shënoi 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat