Kosova shumë e fortë edhe për Kansas State-n

Basketboll

Kosova shumë e fortë edhe për Kansas State-n

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:57
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës e mposhti edhe universitetin Kansas State në vazhdën e ndeshjeve të zhvilluara në Komo të Italisë kundër universiteteve amerikane. Kjo ndeshje, e cila përfundoi me rezultat 85:74, u përshkua me epërsi të përhershme të skuadrës sonë, për tu përmbyllur me njëmbëdhjetë pikë epërsi në fund. Angazhimi i mirë në fazën e mbrojtjes solli epërsi të hershme prej 11:00, epërsi kjo e cila nuk u shkri në asnjë moment gjatë ndeshjes. Në fazën e sulmit, ndeshje të mirë dhe pikë të dyfishta shënuan Justin Doellman (20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime), Drilon Hajrizi (18 pikë, 7 kërcime dhe 2 topa të vjedhur) Dardan Berisha (14 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur) dhe Yll Kaçaniku (10 pikë, 2 kërcime, 2 asistime).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat