Peja dhe Mitrovica, janë dy ndalesat e fundit të kampionatit të 17-të të Limak Streetball Kosova 2016, para superfinales së 7 gushtit e cila do të luhet në Ferizaj. Të shtunën më 30 korrik garat do të luhen në Pejë, ndërsa të dielën më 31 korrik radha do të jetë për qytetin e Mitrovicës. Sikurse në shumicën e komunave të deritanishme, edhe në këto të radhës, garat do të luhen në zemër të qytetit, në qendër. Pra në Pejë dhe Mitrovicë, garat zhvillohen në qendër të qytetit. Ndërkohë deri më tani janë përcaktuar superfinalistët nga qyteti i Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.
Në kategorinë e profesionistëve janë kualifikuar:
Che Bari – Ferizaj
Shmekat – Prizren
United Basketball – Gjilan
123 - Gjakove
Seba Team – Prishtine
Në kategorinë e amatoreve janë kualifikuar:
Kuq e Zi – Ferizaj
GoldGym - Prizren
Boll Shanc - Gjilan
Ortodent – Gjakove
Arleo - Prishtinë