Kosova U-16, e katërta në Kampionatin Evropian

Basketboll

Kosova U-16, e katërta në Kampionatin Evropian

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:20
Pamje nga ndeshja Kosova-Malta

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll,  e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në Andorra në vendin e katërt. Basketbollistet e reja në luftë për medalje të bronztë janë mposhtur nga Malta me rezultat 61:28 dhe kështu është dashur të kënaqen me pozitën e katërt në këtë Evropian. Duhet theksuar se Kosova U-16 në këtë garë i ka regjistruar dy fitore, ku së pari e ka mposhtur Uellsin, më pas Maltën pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale është mundur nga nikoqiri, Andorra, derisa në luftë për pozitën e tretë pas dëshpërimit të eliminimit në gjysmëfinale, janë mposhtur bindshëm nga Malta, të cilën ditë më parë e kishin mundur. Për basketbollistet tona ky ka qenë debutimi në garat e FIBA-s, derisa javë më parë një gjë të tillë e ka bërë edhe Përfaqësuesja U-18 e Kosovës, e cila ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat