Triumfi i parë

Basketboll

Triumfi i parë

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:41
Kosova U-20

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 62:55 (15:14, 14:16, 15:13, 18:12). Përballja në mes këtyre dy skuadrave ishte e baraspeshuar prej fillimit të takimit, derisa në dhjetëminutëshin e fundit Kosova ia doli që me mençuri ta ruaj epërsinë, e cila edhe në fund ia solli triumfin e parë në këtë garë. Më efikasi në radhët e skuadrës sonë ishte Blendi Kadusha me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, kurse te kundërshtari me lojë të mirë u dallua Dod Lekndrekaj me 18 pikë e 8 kërcime. Një ditë më parë Përfaqësuesja jonë ishte mposhtur nga Holanda, kurse Shqipëria nga Britania e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat