Luksemburgu i pafuqishëm për Kosovën

Basketboll

Luksemburgu i pafuqishëm për Kosovën

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:27
Luksemburgu i pafuqishëm për Kosovën

Basketbollistët e Kosovës U20 kanë shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut 84:58 (27:15, 19:16, 28:15, 10:12) në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali. 

Dardanët e rinj kanë qenë bindshëm më të mirë se kundërshtarët e tyre në këtë ndeshje, duke dominuar nga fillimi deri në fund, dhe për të treguar se e meritonin të luftonin për pozita më të larta. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për pozitat 17-21. 

Kosova e nisi mjaft mirë ndeshjen, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 27:15. Me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 19:16. Edhe më bindës ishte në periodën e tretë 28:15, kurse dhjetëminutëshi i fundit u zhvillua formalisht, derisa trajneri Ibrahim Karabegu u dha hapësirë të gjithë lojtarëve. Në fund Kosova fitoi 84:58.  

Dardan Kapiti realizoi 19 pikë e 14 kërcime, Meriton Ismaili kishte 18 pikë, 4 kërcime e tre asistime, kurse u dalluan edhe Leon Neziri me 11 pikë, 5 kërcime, 3 asistime dhe Erhan Sholla me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat