Dramë mes Sllovakisë dhe Kosovës, ky është rezultati

Basketboll

Dramë mes Sllovakisë dhe Kosovës, ky është rezultati

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:49
Dardan Berisha

Ndeshja miqësore mes kombëtares së Sllovakisë dhe Kosovës, është karakterizuar me lojë shumë të mirë e me kthesa në rezultat. Dramë deri në sekondat e fundit, por triumfuan sllovakët me rezultat 85:79 (23:16, 23:19, 17:26, 22:18) ndaj Kosovës, në takimin që u luajt në palestrën “Eurovia Arena” në Bratisllavë. 

Në minutën e 33-të, Kosova ishte në epërsi me 5 pikë (63:68), por sllovakët shpejt e shkrinë atë dhe arritën që të fitojnë këtë sfidë tejet interesante.

Te sllovakët u dallua Jones me 32 pikë dhe te kombëtarja jonë Berisha me 30 pikë. 

Kjo miqësore ishte shumë e mirë për Kosovën në prag të ndeshjeve kualifikuese për Eurobasket 2021, kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat