Toronto fiton përsëri, barazon serinë finale ndaj Milwaukeet

Basketboll

Toronto fiton përsëri, barazon serinë finale ndaj Milwaukeet

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Garë e ashpër mes dy skuadrave më të mira të Konferencës së Lindjes.

Toronto Raptors, arrin të rikthehet nga disavantazhi prej 0-2 në ndeshje, duke barazuar serinë në 2-2 ndaj Milwaukee Bucks, me të dyja ndeshjet e luajtura në shtëpi që i takuan skuadrës kanadeze.

Kjo fitore ishte shumë më e lehtë për Raptors, të cilët triumfuan me rezultatin 120-102, në një sfidë ku Bucks rezistuan vetëm në çerekun e parë sepse më pas gjithçka shkoi në favor të vendasve.

Në fakt dy pikëshënuesit më të mirë të takimit ishin dy yjet e Milwaukeet Khris Middelton me 30 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 25 pikë e 10 kërcime por ajo që bëri dallimin ishte loja ekipore e Raptors, ku gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore.

Më i miri për vendasit ishte Kyle Lowry me 25 pikë, ndërkohë që Kawhi Leonard u ndal në 19 pikë të realizuara.

Ndeshja e pestë do të luhet në Milwaukee, ku Bucks do të kërkojnë t’i rikthehen fitoreve, pasi do të kenë prapa edhe tifozët tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat