Bashkimi pëson nga Teuta në Ligën Ballkanike

Basketboll

Bashkimi pëson nga Teuta në Ligën Ballkanike

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:14
Teuta vs Bashkimi

Skuadra e Bashkimit ka regjistruar një tjetër humbje në Ligën Ballkanike.

Kampioni i Kosovës ka pësuar para tifozëve të vet në përballjen kundër ekipit të Teutës me rezultat (101-83).

Çereku i parë ishte i ngushtë (25:26), ndërsa në dhjetëminutëshin e dytë (21:28), mysafirët e bënë diferencën për të shkuar në pushim me epërsi komode.

Nikoqirët e fituan fraksionin e tretë (23:21), mirëpo çerekun e fundit e humbën me rezultat të thellë (14:26) dhe kështu e humbën gjithë takimin.

Kjo ishte humbja e gjashtë e ekipit nga Prizreni në shtatë ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohet në vend të pestë në renditjen e përgjithshme.

Nga ana tjetër, Teuta është lidere me gjashtë fitore dhe tri humbje, nga nëntë ndeshje të zhvilluara.

BC Barsy Atyrau është kundërshtari i ardhshëm i Bashkimit, në ndeshjen që zhvillohet më 6 mars.

Nga ana tjetër, Teuta do të përballet me KK Blokotehna-NB me datën 6 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat