Misteri i “zhdukjes” së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të

Azia

Misteri i “zhdukjes” së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:50
Gruaja e shefit të Interpolit, Meng Hongwei, Grace Meng

Gruaja e shefit të Interpolit, Meng Hongwei, Grace Meng, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte dërguar dje (e diele) një fotografi me emoji të thikës.

Pasi ishte nisur në udhëtim për në Kinë ajo nuk kishte dëgjuar asgjë për të, kurse në deklaratën e parë publike pas këtij misteri, ajo ka thënë para gazetarëve në Lion, se fakti që i ka dërguar emoji me thikë, ai ka tentuar t’i thotë se është në rrezik.

Meng gjithashtu ka thënë se vetëm katër minuta para se t’ia dërgonte emojin me thikë, burri i kishte dërguar një mesazh: “prit telefonatën time”. Gruaja e ish-shefit të Interpolit pretendon se prej atëherë nuk ka kontaktuar më me të, dhe nuk di se çfarë i ka ndodhur.

Image

Interpoli që ka selinë në Lion të Francës, edhe zyrtarisht ka kërkuar dje nga Kina informacione për shefin e organizatës ndërkombëtare të policisë, Meng Hongwei, i cili ishte “zhdukur” që kur ishte nisur për një vizitë në Kinë.

Në komunikatën zyrtare të Interpolit thuhet se janë shfrytëzuar kanalet e duhura për të kërkuar detaje për statusin e Meng Hongwei. Kjo organizatë pret që një përgjigje zyrtare t’ia kthejë Kina.

Sipas të përditshmes “South China Morning Post”, Meng është ndalur për shkak të korrupsionit. Ai aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet kineze për shkak se shkeljes së ligjit, pasi kishte favorizuar një kompani lidhur me furnizim me pajisje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat