Në qytetin e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami në Palu në Indonezi toka u shndërrua në ujë, duke thithur brenda saj lagje të tëra.
Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë shtëpi dhe ndërtesa që zhyten në baltë, apo rrëzohen si pasojë e shndërrimit të tokës në ujë. Besohet se nën tokë mund të ketë edhe njerëz, që u përpinë papritur.
Ky fenomen natyral, i njohur si lëngëzim, ndodh gjatë një tërmeti, kur dridhjet bëjnë që shtresat kompakte të rërës dhe tokës të përzihen në një miks vdekjeprurës që mund të krijojë efekt të ngjashëm me atë të një grope thithëse.
Skena apokaliptike në Indonezi/ 844 viktima nga tërmeti dhe cunami, mijëra nën rrënoja
Cunami, i cili u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 7.5, mori përpara një qytet të tërë me një shpejtësi prej 804 km/h.