Kina akuzon SHBA-në për "zaptim tregtar"

Azia

Kina akuzon SHBA-në për "zaptim tregtar"

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Kina i akuzoi Shtetet e Bashkuara për zaptim tregtar, pasi raundi i ri i tarifave amerikane mbi mallrat e importuara kineze hyri në fuqi të hënën.

SHBA u vuri tarifa prodhimeve kineze, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, duke përshkallëzuar tutje luftën tregtare midis dy super-fuqive ekonomike.

Pekini u përgjgj me tarifa mbi mallra amerikane në vlerë prej 60 miliardë dollarësh.

Në një letër zyrtare, siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, Kina tha se SHBA po përdor "praktika zaptuese tregtare", duke i "kërcënuar vendet e tjera me masa ekonomike" dhe duke "dëmtuar ekonominë globale".

Kina po ashtu akuzoi SHBA-në për fillimin e "luftës më të madhe tregtare në historinë ekonomike".

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se raundi i ri i tarifave vjen në përgjigje të "praktikave të padrejta tregtare të Kinës”.

Ky është raundi i tretë i tarifave dhe më i madhi që SHBA ka ndërmarrë këtë vit kundër mallrave kineze.

Në teori, tarifat do t’i bëjnë prodhimet e SHBA-së më të lira sesa ato që importohen dhe kështu do t’i inkurajojnë konsumatorët të blejnë produkte amerikane.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë se rreziku i dëmit ekonomik do ta bindë Qeverinë kineze për t’i ndryshuar politikat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat