Katari blen 24 aeroplanë luftarakë “Eurofighter”

Azia

Katari blen 24 aeroplanë luftarakë “Eurofighter”

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:51
Aeroplan luftarakë “Eurofighter”

Kontrata e nënshkruar nga Katari për blerjen e 24 avionëve luftarakë “Typhoon Eurofighter” hyri sot në fuqi, njoftoi kompania BAE që mori pjesën e parë të pagesës së një kontrate prej 5 miliardë sterlinash.

“Kjo kontratë prej 5,6 miliardë euro hyri në fuqi kur morëm pjesën e parë të pagesës sot”, shpjegoi në një komunikatë kompania britanike e armatimeve, anëtare e konsorciumit evropian “Eurofighter” bashkë me francezin “Airbus” dhe italianin “Finmeccanica”.

Marrëveshja parashikon jo vetëm dhënien e 24 “Eurofighter” por edhe nëntë avionë trajnimi të përparuar të tipit “Hawk”, si dhe shërbimet përkatëse.

Aeroplanët pritet të fillojnë të dërgohen duke filluar nga viti 2022. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat