Ribashkimi i familjeve koreane: Nënë e bir do të takohen pas 68 vjetësh

Azia

Ribashkimi i familjeve koreane: Nënë e bir do të takohen pas 68 vjetësh

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:49
Ajo u nda nga burri dhe djali i saj në vitin 1950 kur shpërtheu lufta ndërmjet dy koreve

Lee Keum do të takojë të  birin e saj mbi 70 vjeçar, tek pas 68 vjetëve.

Ajo u nda nga burri dhe djali i saj në vitin 1950 kur shpërtheu lufta ndërmjet dy koreve, shkruan CNN.

Keum tregoi se ajo i kërkoi ata një kohë shumë të gjatë, por vonë e kuptoi se kishin mbetur  në pjesën tjetër – në Korenë e Veriut.

“Kur erdha në Jug, mendova se më nuk do t’i shoh ata kurrë për së gjalli”, ka thënë 92 vjeçarja, për të birin dhe burrin e saj.

“Mendoja në vete që lufta duhet të përfundojë që ne të takoheshim. U dorëzova se do t’i shihja prapë”.

Sang Chol thotë se nuk e ka pritur këtë lajm që do takohet me nënën e tij, pasi sipas tij mendonte se ishte e pamundur.

Si kjo familje u ndanë dhe shumë familje tjera koreane, por të hënën do të ndodhë ribashkimi i parë, që do të zhvillohet në tre vjet, në Malin Kumgang të Koresë së Veriut.

Ky bashkim është përfshirë në marrëveshjen historike që u nënshkrua nga krerët e dy Koreve në prill.

Rreth 57,000 njerëz kishin të drejtë të aplikonin. Por,prej tyre janë përzgjedhur vetëm  93 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat