Ministri iranian: ShBA-të ta harrojnë se na ndalojnë të shesim naftë

Azia

Ministri iranian: ShBA-të ta harrojnë se na ndalojnë të shesim naftë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:47
Mohhamad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohhamad Zarif reagoi ndaj planeve amerikane, për të bllokuar eksportin e naftës së vendit islamik, nëpërmjet sanksioneve.

Presidenti Donald Trump kërcënoi dje se do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me çdo shtet që do të vijojë të blejë naftë nga Irani, pas rivendosjes së sanksioneve.

“Plani amerikan për të ulur eksportet e naftës së Iranit, në zero, nuk do të ketë aspak sukses. Ata duhet ta harrojnë se Irani nuk do të eksportojë naftë dhe të tjerët do ta bëjnë këtë”, tha Zarif për një gazetë iraniane të mërkurën.

Presidenti Hassan Rouhani la të kuptohet muajin e kaluar se Irani mund të bllokojë ngushticën e Hormuzit, një rrugë e rëndësishme e transportimit të naftës, nëse SHBA u përpoqën të ndalonin eksportet e naftës të Republikës Islamike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat