Rreth 40 të vdekur në tërmetin katastrofal në Indonezi

Azia

Rreth 40 të vdekur në tërmetin katastrofal në Indonezi

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 22:39
Tërmeti i sotëm u ndje në disa pjesë të ishullit Bali, dhe menjëherë pas tërmetit, një paralajmërim i cunamit u lëshua, por shpejt u tërhoq.

Në një tërmet të fortë që goditi ishullin indonezian të Lombokut, të paktën 39 vetë u vranë, dhjetëra njerëz u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale.

Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS) tha se ka pasur një tërmet me magnitudë 7.0 në një thellësi prej 10.5 kilometrash dhe epiqendra ishte rreth dy kilometra në juglindje të Loloan, raporton AP.

Tërmeti ndodhi një javë pas tërmetit në këtë destinacion popullor turistik, kur të paktën 16 vetë humbën jetën.

Tërmeti i sotëm u ndje në disa pjesë të ishullit Bali, dhe menjëherë pas tërmetit, një paralajmërim i cunamit u lëshua, por shpejt u tërhoq.

Ujërat e detit përmbytën dy fshatra, ku arriti një lartësi prej 10 dhe 13 centimetrash, thanë zyrtarët e Indonezisë, njoftoi media lokale.

Tërmeti shkaktoi dëme të vogla, shkruan AFP, duke shtuar se njerëzit ishin në panik. AFP shton se terminali i aeroportit ndërkombëtar është gjithashtu i dëmtuar nga tërmeti.

Indonezia është e ndjeshme ndaj çrregullimeve sizmike pasi që ndodhet në të ashtuquajturën Unazën  e Zjarrtë të Paqësorit.

Në dhjetor 2004, një tërmet i fuqishëm në Sumatra shkaktoi një cunami që mori jetën e 230.000 njerëzve në rreth dhjetë vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat