Temperaturat në Japoni shënojnë rekord të ri

Azia

Temperaturat në Japoni shënojnë rekord të ri

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:39
Japoni

Autoritetet në Japoni kanë lëshuar paralajmërime të reja për kujdes, pasi temperaturat në vend kanë shënuar rekord.

Për disa ditë Japonia ka qenë në një të nxehtë vdekjeprurës, numri i viktimave nga ky mot raportohet të jetë rreth 30.

Të hënën, termometri afër Tokios ka shënuar 41.1 gradë celsius, duke e thyer rekordin e vitit 2013, që ishte 41 gradë celsius.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në hapësirat ku ka ventilim të ajrit, të pinë ujë dhe të pushojnë për të shmangur nxehtësinë, raporton BBC.

Temperaturat e larta mund të jenë edhe më të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat