Kabul: Të paktën pesë persona vriten nga një sulm vetëvrasës

Azia

Kabul: Të paktën pesë persona vriten nga një sulm vetëvrasës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë, pranë një ndërtese qeveritare në Kabul të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarët.

Shpërthimi i sotëm ndodhi pranë Ministrisë për Zhvillim Rural, ka thënë për agjencinë AFP, zëdhënësi i policisë, Hashmat Stanikzai.

Fraidon Azhand, zëdhënës i Ministrisë së Zhvillimit Rurual ka konfirmuar sulmin, duke thënë se informacionet e para sugjerojnë se të paktën pesë persona janë vrarë.

“Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer jelekun e tij me eksplozivë pranë portës së ministrisë. Cak i sulmit kanë qenë pjesëtarët e stafit të ministrisë, të cilët po dilnin nga ndërtesa për të shkuar në shtëpi”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat