Gafa e pilotit gjatë fluturimit, që për pak shkaktoi tragjedi në ajër

Azia

Gafa e pilotit gjatë fluturimit, që për pak shkaktoi tragjedi në ajër

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 20:29
Pasagjeret

Dhjetëra pasagjerë mund të mos ishin më gjallë për shakk të një pakujdesie të pilotit. Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi ajror në Kinë, teksa një pilot që po pinte cigare elektronike bëri që avioni të ndizte alarmin e emergjencës.

Ata thonë se piloti u përpoq ta fshihte këtë fakt por ishte pirja e cigares që aksidentalisht mbylli ajrin e kondiconuar, duke shkaktuar që nivelet e oksigjenit të bien. Ekuipazhi në fluturimin e së martës nga Hong Kongu në qytetin Dalian vendosi maskat e osksigjenit ndërsa aeroplani ishte në lartësinë 6.500 metra. Më vonë gjithçka iu kthye normalitet.

Sipas mediavs kineze "Ëeibo", tashmë autoritetet po hetojnë shkakun, duke shqyrtuar si regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinëve për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi incidentin.

Rregullat kineze të fluturimit ndalojnë të gjithë ekuipazhin e fluturimit për pirjen e duhanit dhe ndaluan pasagjerët nga përdorimi i cigave elektronike në bord që nga viti 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat