Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi

Azia

Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Gratë saudite do të lejohen që të ngasin makinat edhe pas mesnatës, pasi një ndalese të tillë po i vjen fundi.

Ndryshimi është bërë i ditur shtatorin e vitit që shkoi ndërsa Arabia Saudite lëshoi licencën e parë për ngasje për një grua gjatë këtij muaji.

Ky vend ishte i vetmi në botë ku gratë nuk lejoheshin të ngisnin vetura dhe familjaret detyroheshin që të punësonin shoferë për to.

Këto ndryshime vijnë pas një kampanje të intensifikuar të aktivistëve të ndryshëm që kërkuan largimin e kësaj ndalese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat