Kina me plan trevjeçar për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Azia

Kina me plan trevjeçar për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës njoftoi se planifikon nisjen e një plan veprimi trevjeçar për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së ajrit këtë vit.

Plani synon që deri në vitin 2020 të reduktojë emetimet e ndotësve kryesorë, siç janë dioksidi i squfurit dhe oksidet e amoniakut, së paku 15 për qind nga niveli i vitit 2015.

Sipas ministrisë, qytetet me standarde të ulëta të cilësisë së ajrit, duhet të kontrollojnë densitetin e grimcave PM 2.5, tregues kyç i ndotjes së ajrit, duke e ulur atë me të paktën 18 për qind.

Për të arritur qëllimin, autoritetet planifikojnë të nxitin përdorimin e energjisë së pastër, të zhvillojnë transportin e gjelbër dhe të forcojnë koordinimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat