Teherani i lejon gratë të ndjekin ndeshjen e Iranit për Kupën e Botës

Azia

Teherani i lejon gratë të ndjekin ndeshjen e Iranit për Kupën e Botës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:08
Tifozët mbajnë një pankartë në duar, në të cilën shkruan: "Mbështesni grantë iraniane që të marrin pjesë në stadiume". Kampionati Botëror i Futbollit 2018 po zhvillohet në Rusi.

Autoritetet në Teheran do t'i lejojnë gratë të ndjekin shikimet publike të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit, së bashku me burrat.

Ky është një ndryshim i praktikës afatgjate, e cila ka shkaktuar protesta brenda dhe jashtë Iranit.

Këshilli provincial i Teheranit tha se stadiumet e qytetit Azadi dhe Takhti do t'i hapin dyert për gratë, për të parë transmetimin televiziv të ndeshjes së kombëtares iraniane kundër Spanjës, e cila zhvillohet sot në qytetin rus të Kazanit.

Ndalimi i shikimeve publike për gratë është hequr edhe në parqe dhe objekte të tjera publike.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA tha se leja vlen vetëm për lojën e sotme.

Në Republikën Islamike të Iranit, gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume, sepse, sipas klerikëve fetarë, "ato duhet të mbrohen nga mjedisi mashkullor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat